Ndërlidhjet

Pak, të hiqen strukturat paralele


Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pak, tha se "strukturat paralele në veri të Kosovës duhet të hiqen".

Në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës "nuk mund të jetë vetëm një shfaqje", porse "duhet të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës".

"...andaj, është e rëndësishme që situata në veri të qetësohet dhe strukturat paralele të hiqen", ka thënë Pak.
XS
SM
MD
LG