Ndërlidhjet

Byler: Nuk do të ketë reduktime të mëtejshme të KFOR-it


Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Byler, tha se aleanca nuk i ka vazhduar planet për reduktimin e trupave, për shkak të shpërthimit të dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj sigurisë, në pjesën veriore të Kosovës, me tensione etnike.

Në intervistën për agjencinë AP, ai tha se nuk mendon se “do të ketë reduktime të mëtejshme në të ardhmen e afërt” në misionin paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s, i cili ishte vendosur në fund të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Misioni kishte planifikuar reduktimin deri në 50% të 5 mijë trupave aktuale të NATO-s në Kosovë, deri në fund të këtij viti.

Por, mospajtimi i dhunshëm kufitar, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, muajin e kaluar, e ka detyruar aleancën për sjelljen e përforcimeve nga Gjermania dhe Austria.
XS
SM
MD
LG