Ndërlidhjet

Jeremiq: Lëvizjet e njëanshme të Kosovës – të papranueshme


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për shkak të situatës në veri të Kosovës, të dërgoj mesazh të qartë për Prishtinën se lëvizjet e njëanshme janë të papranueshëm dhe se përgjegjësit duhet t’i bartin pasojat.

Mëtutje, në fjalimin e tij në seancën për Kosovën, ai theksoi se situata në rajon, para më tepër se një muaji, papritmas u bë më pak e sigurt, më pak stabile dhe më pak e parashikueshme.

“Kjo ishte pasojë direkte e vendimit të llogaritur të udhëheqjes secesioniste shqiptare për të bërë ndërhyrje në veri të Kosovës, e cila nuk ishte provokuar me asgjë”, tha Jeremiq dhe shtoi se “kjo ishte pjesë e planit djallëzor për imponim të dhunshëm të regjimit jolegjitim dhe të padëshirueshëm të banorëve në këtë pjesë” të Kosovës.
XS
SM
MD
LG