Ndërlidhjet

Siri: Forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 7 vetë


Në Siri, sot raportohet për më tepër protesta, në ditën e parë të Bajramit, pas përfundimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri thonë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr në disa hapësira, duke vrarë së paku shtatë vetë, përfshirë edhe katër persona në provincën jugore, Dera, dhe një në qytetin qendror Holms.

Vlerësohet se afro 2200 vetë janë vrarë prej muajit mars, kur në Siri filluan protestat kundër regjimit të presidentit Bash al-Asad.
XS
SM
MD
LG