Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 10 të vrarë


Policia pakistaneze tha se një sulmues vetëvrasës me makinë-bombë i ka vrarë së paku 10 vetë dhe shumë të tjerë i ka plagosur.

Sulmi ndodhi sot në qytetin jugperëndimor Kueta, në Pakistan.

Bomba shpërtheu derisa njerëzit po largoheshin nga një xhami në qytet.

Deri tash, askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG