Ndërlidhjet

Tre kamikazë, autorë të dyshuar të sulmit në Grozni


Autoritetet policore thonë se tre sulmues vetëvrasës dyshohet të jenë autorë të sulmit vdekjeprurës në Grozni të Çeçenisë.

Ministri i Brendshëm i Rusisë, Rashid Nurgalijev, tha se numri i personave të vrarë ka arritur në nëntë.

Sulmi që zuri vend pranë kompleksit të parlamentit, ishte njëri nga më vdekjeprurësit në vitet e fundit në Grozni.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për ngjarjen, ndonëse lideri çeçen, Ramzan Kadirov, ka fajësuar militantët islamikë, të udhëhequr nga Doku Umarov.
XS
SM
MD
LG