Ndërlidhjet

Gjermania miraton planin për forcimin e Eurozonës


Qeveria gjermane ka miratuar planin që parasheh forcimin e Fondit për Shpëtimin e Eurozonës, çfarë paraqet hapin e parë të fuqisë më të madhe në Evropë për rimëkëmbjen e euros.

Ministri i Financave, Volfgang Shojblle, tha se me këtë hap, "Qeveria ka treguar se është e vendosur për të siguruar stabilitetin e euros".

Propozimi i miartuar sot parasheh që me fondet e kredisë të mundësohet blerja e bonove të shtetit dhe në këtë mënyrë të mundësohet kreditimi afatshkurtër për vendet në krizë.

Plani, për të cilin është rënë dakord më 21 korrik në Bruksel, parasheh që kufiri i kredisë të rritet në 440 miliardë euro nga 250 miliardë sa është aktualisht.

Kancelarja Angela Merkel tani duhet t'i bindë skeptikët e koalicionit të saj se "masa është e arsyeshme".
XS
SM
MD
LG