Ndërlidhjet

Armë gjermane në depo të Libisë, Berlini heton rastin


Gjermania zotohet se do t’i hetojë raportet që flasin për armë të profilit të lartë gjerman në mesin e arsenalit të Muamer Gadafit.

Pas bastisjes së depove të municionit në kompleksin e regjimit, rebelët thuhet t’i kenë rrëmbyer ato dhe t’i kenë përdorur kundër forcave ushtarake.

Gazeta “Stuttgarter Nachrichten” tha se luftëtarët libianë janë parë me pushkë të teknologjisë së lartë, të bëra nga “Heckler & Koch” në jug të Gjermanisë, e që zakonisht përdoren nga forcat speciale.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Ekonomisë, Tobias Poll, tha se “Qeveria e Gjermanisë nuk e di se ai armët e këtij lloji mund të kenë përfunduar në Libi”.

“Heckler & Koch”, përmes një kumtese, ka bërë të ditur se nuk ka dërguar armë të tilla në Libi, ndërsa ka paraqitur kërkesën te prokurorët publikë në qytetin Rotvajl për të hetuar rastin.
XS
SM
MD
LG