Ndërlidhjet

Serbia, nikoqire e samitit të UNESCO-s


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, do të zhvillojë sot bisedime të ndara me homologët nga Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Takimi i tyre vjen në margjina të samitit të nëntë të UNESCO-s, ku marrin pjesë krerët e shteteve të Evropës juglindore.

Samiti i presidentëve të rajonit ndodh në kohën kur Serbia dhe Kroacia kanë shkëmbyer "deklarata të mprehta" për shkak të Kosovës.

Në samitin që nis punimet të premten, në mesin e të pranishmëve do të jetë edhe shefja kryesore e UNESCO-s, Irina Bokov.
XS
SM
MD
LG