Ndërlidhjet

Gushti, muaji i parë pa viktima amerikane


Për herë të parë që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në Irak më 2003, muaji i fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë në mesin e ushtarëve amerikanë.

Zëdhënësja e ushtrisë së SHBA-së, Angela Funaro, tha se "gushti ishte muaji i parë pa vdekje armiqësore apo juluftarake, që përfshijnë fatalitetin nga aksidentet apo sëmundjet".

Por, në anën tjetër, shifrat e hartuara nga Ministria irakiane e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes tregojnë se një total prej 239 njerëzish - 155 civilë, 45 policë dhe 39 ushtarë joamerikanë - janë vrarë si rezultat i sulmeve në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG