Ndërlidhjet

Mbrojtja, kundër ndarjes së gjykimit për Mlladiqin


Mbrojtja e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, ka kundërshtuar ndarjen e gjykimit të tij, duke thënë se propozimi nuk është në përputhje me Statutin e Tribunalit të Hagës.

"Ndarja e gjykimit do të rrezikonte të drejtën e të akuzuarit për gjykim të drejtë, ndërsa argumenti i Prokurorisë se Mlladiqi është arrestuar në fazën e vonshme të mandatit të Tribunalit, është i papranueshëm, sepse shkel parimin e mosdiskriminimit të të akuzuarve", thuhet në deklaratën e mbrojtjes.

Sipas së njëjtës, "Mlladiqi i ka të gjitha të drejtat sikur edhe të akuzuarit e tjerë, pavarësisht kohës kur ka arritur".

Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladqin fillimisht për Srebrenicën, ndërsa më pas për akuzat e tjera, me qëllim të shpejtimit të gjyqit kundër tij.
XS
SM
MD
LG