Ndërlidhjet

KE: Kritika për evropianët për luftën kundër terrorit


Komisionari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Tomas Hamarberg, sot i ka kritikuar aksionet e qeverive evropiane kundër terrorizmit, duke thënë se ato i kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara, që të bëjnë krime “të panumërta” gjatë 10 viteve të kaluara.

Nëpërmjet një deklarate, zoti Hamarberg tha se “shumë prej këtyre krimeve ishin fshehur me kujdes dhe qëllimshëm”.

Sipas tij, qeveritë evropiane ishin “thellësisht bashkëfajtore” në strategjitë kundërterroriste të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe torturën.

Në një hetim të zhvilluar në vitin 2007, politikani zviceran, Dik Marti, kishte akuzuar 14 qeveri evropiane për lejimin e agjencisë CIA, që t’i udhëheq qendrat e arrestit ose për fluturimet e fshehta në periudhën 2002 – 2005.
XS
SM
MD
LG