Ndërlidhjet

Libi: BE i tërheq sanksionet, kryengritësit e zgjasin ultimatumin


Bashkimi Evropian ka vendosur që t’i heq sanksionet kundër 28 kompanive të Libisë, përfshirë portet, bankat, firmat që merren me naftë e me gaz, e të tjera.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, duke e shpallur vendimin, tha se qëllimi është që “të jepen burime për qeverinë e përkohshme dhe për popullin e Libisë dhe për të ndihmuar që ekonomia të funksionoj përsëri”.

Nga ana tjetër, kryengritësit edhe për një javë e kanë zgjatur ultimatumin për dorëzimin e qytetit Sirte, që është vendlindja e kolonelit Muamer Gadafi.

Ata më parë, forcave lojale ndaj Gadafit u kishin dhënë ultimatum që deri të shtunën, më 3 shtator, të dorëzohen ose rrezikojnë të ballafaqohen me forcë ushtarake.

Në një kumtesë të re, Muamer Gadafi, ka shprehur përkushtimin e tij se mbështetësit e tij nuk do të dorëzohen dhe se ata që janë kundër tij, janë të ndarë.
XS
SM
MD
LG