Ndërlidhjet

Serbi: Filloi samiti i presidentëve të Evropës Juglindore


Samiti i nëntë i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore, ka filluar sot në një lokalitet arkeologjik afër qytetit Kostollac.

Ky takim po mbahet me moton “Arti bashkëkohës dhe pajtimi në Evropën Juglindore”, nën patronazhin e UNESKO-s.

Në samitin njëditësh po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, si mikpritës i takimit, pastaj presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Bullgarisë, Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Në këtë takim nuk merr pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ajo nuk është ftuar.

Pas samitit, parashihet një takim i presidentit Tadiq me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
XS
SM
MD
LG