Ministrja e integrimit evropian, Vlora Çitaku, ka diskutuar në një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, progresin e bërë drejt integrimit evropian dhe “Inputin” e Kosovës për Raportin e Progresit 2011.
Në një njoftim për media, ministria e integrimeve bëri të ditur se gjatë takimit me diplomatin bullgar është diskutuar edhe për proceset e integrimit evropian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen.
Ministrja Çitaku thuhet se ka potencuar “përkushtimin e qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së integrimit evropian për arritjen e standardeve evropiane dhe proceset tjera të integrimit evropian”.