Ndërlidhjet

Liderët rajonalë në Dushanbe-kundër trafikimit me drogë


Në një samit rajonal, presidentët e Rusisë, Pakistanit, Afganistanit dhe Taxhikistanit, diskutuan se si të parandalojnë hyrjen ilegale të drogës në rajon dhe se cilat masa të sigurisë duhet të ndërmerren lidhur me këtë.

Përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar pas takimit që u mbajt në Dushanbe-kryeqytetin e Taxhikistanit, presidenti rus, Dimitri Medvedev, ai pakestinez, Asif Al Zardari, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe ai i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, u pajtuan që të forcojnë bashkëpunimin në luftimin e ekstremizmit dhe të trafikimit me drogë.

Liderët i kërkuan, gjithashtu, koalicionit të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan që të rrisë trajnimin e stafit lokal të sigurisë dhe të përfundojë në mënyrë të organizuar tërheqjen e planifikuar.
XS
SM
MD
LG