Ndërlidhjet

Mediat ndërkombëtare dënojnë WikiLeaks-in


Katër nga mediat më të njohura në botë kanë dënuar publikimin e dokumenteve të fundit nga portali WikiLeaks.

“The New York Times”, “The Guardian”, gazeta spanjolle “El Pais” dhe ajo gjermane “Der Spiegel” dënuan WikiLeaks-in për publikimin e më shumë se 250 mijë dokumenteve të pacenzuruara.

Këto katër media kishin bashkëpunuar me WikiLeaks-in që kur ky portal nisi publikimin e dokumenteve, mirëpo përmes një deklarate të përbashkët ato thanë se “bashkëpunimi i mëhershëm me WikiLeaks-in zhvillohej kryesisht mbi bazën se mund të publikoheshin vetëm të dhëna që janë edituar dhe pastruar më parë”.

Përmes deklaratës katër mediat në fjalë “shprehën keqardhje” lidhur me vendimin e WikiLeaksit për të publikuar 251, 287 dokumente të “paredaktuara”.
XS
SM
MD
LG