Ndërlidhjet

KTL synon të lëvizë drejt Triplolit


Kreu i Këshillit Tranzicional të Libisë tha se lidershipi i kësaj lëvizjeje po planifikon të lëvizë drejt Tripolit në javën e ardhshme, meqë kryeqyteti libian po vazhdon të stabilizohet pas rënies së Muamer Gadafit.

Komentetet e tij, Mustafa Abdel Jail i bëri në Benghazi-njërën nga bazat e lëvizjes në kohën e luftimeve të gjashtë muajve të fundit që kishin për qëllim rrëzimin e Gadafit nga pushteti.

Lidershipi i përkohshëm gjithashtu bëri të ditur se synon të mbajë zgjedhje demokratike për udhëheqësit libianë brenda 20 muajve të ardhshëm, si pjesë e një procesi që do të përfshijë draftimin e një kushtetute të re dhe mbajtjen e një referendumi.

Këto paralajmërime u bënë një ditë pasi liderët botërorë-në takimin që zhvilluan në Paris, u pajtuan që t’ia dorëzojnë këshillit tranzicional më shumë se 15 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të Libisë për të ndihmuar rindërtimin.
XS
SM
MD
LG