Ndërlidhjet

Vritet një i burgosur i dikurshëm i Guantanamos


Një ish-i burgosur i Guantanamos i cili iu bashkua talebanëve pas kthimit në vendlindjen e tij në Afganistan është vrarë nga forcat e udhëhequra nga NATO-ja në këtë shtet.

NATO-ja njoftoi se Sabar Lal është vrarë gjatë natës nga trupat e forcës së udhëhequr nga ky mision në Afganistan në një operacion të përbashkët me forcat afgane të sigurisë në provincën Nangarhar.

Sipas NATO-s i vrari kishte lidhje të fuqishme me një rrjet të Al- Kaidas.
XS
SM
MD
LG