Ndërlidhjet

Luftëtarët e KTL rrethojnë bastionin besnik ndaj Qaddafi-t


Luftëtarët kundër Qaddaf-it, të cilët kanë rrethuar Bani Vaild-in, njëren nga bastionet e fundit të mbetura për trupat besnike të Muammer Qaddafi-t, njoftuan se bisedimet për dorëzim kanë dështuar dhe se janë të gatshëm ta sulmojnë bastionin në fjalë.

Mijëra trupa, që veprojnë në bashkëpunim me udhëheqësit e rinj të Këshillit Tranzicional të Libisë, kanë rrethuar bastionin në Bani Valid.

Trupat që i janë afruar më së shumëti këtij bastioni gjenden diku 15 kilometra larg qendrës së qytetit.

Moussa Ibrahim, një zëdhënës i Qaddafi-t, tha se fisi dominues Varfalla që jeton në këtë zonë nuk do të dorëzohet.

Ndërsa, Muhammad al-Fassi, një komandant i trupave kundër Qaddafi-t, tha se “kanë përfunduar negociatat” dhe se forcat e tij do të sulmojnë gjatë ditës bastionin Bani Valid.
XS
SM
MD
LG