Ndërlidhjet

Përfundon ceremonia-besimtarët ortodoksë largohen nga Kosova


Policia rajonale e Kosovës në Pejë njoftoi se pjesëmarrësit në ceremoninë fetare në Patrikanën e Pjese kanë filluar të largohen nga Kosova.

Sipas policisë kthimi po behët pjesë-pjesë apo grupe-grupe dhe jo ashtu siç kanë hyrë besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë.

Autoritetet e rendit njoftuan se disa besimtarë kanë qëndruar, gjatë ditës, edhe në komunën e Deçanit.

Rreth 1000 besimtarë ortodoksë serbë morrën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vikarit të ri të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe.

Në mesin e tyre thuhet se ishin edhe Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG