Ndërlidhjet

Ahmedinexhad: Bota po ndërhyn në punët e shteteve në Azi e Afrikë


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, kritikoi fuqitë botërore lidhur me ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve aziatike dhe afrikane.

Komentet e tij, Ahmedinexhad i bëri gjatë hapjes solemne të një stacioni hidroelektrik në Taxhikistan- bashkë me homologun e tij taxhik, Emomali Rahmon.

Irani, i cili ka investuar diku 180 milionë dollarë në konstruktimin e stacionit hidroelektrik, do ta udhëheq atë në 12 vitet e ardhshme për t’ia kaluar përgjegjësinë e kontrollit pastaj Taxhikistanit, i cili në këtë projekt ka investuar rreth 40 milionë dollarë.

Stacioni hidroelektrik i cili ndodhet në lumin Vaksh-150 kilometra në jug të kryeqytetit Dushanabe, pritet të pakësojë shkurtimet me energji elektrike në Taxhikistan.
XS
SM
MD
LG