Ndërlidhjet

Britania do hetojë akuzat për ndërlidhjet me shërbimin sekret libian


Britania bëri të ditur se do të ekzaminojë akuzat rreth përfshirjes së shtetit në dorëzimin e të dyshuarve për terrorizëm në Libi.

Veprimi pason publikimin e dokumeneteve që flasin për marrëdhënie të ngushta ndërmjet shërbimeve inteligjente të Libisë, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Bashkëpunimi, sipas dokumenteve që u publikuan ditë më parë nga organizata Human Rights Watch, thuhet se ka ekzistuar gjatë transportimit të terroristëve të dyshuar për në Libi, ku ata merreshin në pyetje.

Thuhet se janë gjetur edhe dokumente të cilat vënë në pah se Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në krijimin e një plani i cili çoi në arrestimin dhe torturimin e një komandanti libian, Adbel Hakim Belhaj.

Belhaj-tani komandant ushtarak i Tripolit, i ka bërë thirrje Londrës dhe Uashingtonit që t’i kërkojnë falje.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, themeloi një komision hetues në qershor të vitit 2010 për të verifikuar akuzat sipas të cilave shërbimet sekrete kanë ndihmuar në torturimin e ekstremistëve pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG