Ndërlidhjet

Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes


Prokuroria komunale e Prishtinës hoqi dorë nga padia kundër 32 aktivistëve, të cilët u arrestuan të shtunën gjatë aksionit protestues ndaj negociatores Edita Tahiri.
Me këtë rast 30 nga ta u liruan me procedurë të rregullt, ndërkaq Rron Gjinovci dhe Durim Jashari vazhdojnë të mbahen në burg lidhur me aksionin protestues të mëhershëm në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, njoftoi lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

“Mbajtja në paraburgim prej 48 orësh e aktivistëve, ishte vazhdim i aksionit ndëshkues të Qeverisë së Kosovës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, i cili filloi me intervenimin brutal të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, me ç’rast u lënduan 7 aktivistë, të cilët u rrahën edhe brenda në furgona të policisë", thuhet në komunikatë.

Aktivistët e Vetëvendosjes ishin arrestuar të shtunën pas një aksioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë të cilit hodhën domate në drejtim të veturës zyrtare të shefes së delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG