Ndërlidhjet

Forcat pakistaneze arrestojnë tre pjesëtarë të Al Kaidas


Forcat e sigurimit në Pakistan kanë arrestuar Junis Al-Mauritanin, njërin nga personalitetet kryesore të Al Kaidas, dhe dy pjesëtarë të tjerë të këtij rrjeti.

Armata pakistaneze ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate se tre të dyshuarit janë arrestuar në një paralagje të Islamabadit.

Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se Al-Mauritani “ka qenë personalisht i ngarkuar nga Osama Bin Ladeni për t’u përqëndruar në shënjestërimin e objekteve me rëndësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Australi”.

Operacioni i arrestimit thuhet të jetë planifikuar dhe kryer me ndihmën teknike të shërbimeve amerikane të zbulimit.
XS
SM
MD
LG