Autoritetet e Prishtinës planifikojnë që në vendkalimet me Serbinë të dërgojnë zyrtarët e tyre doganorë, për çfarë nuk është rënë dakord në Bruksel, ka thënë kryenegociatori serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.
"Shteti ka informacione se Prishtina po e planifikon këtë në ditët e ardhshme", ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.
Ai ka paralajmëruar autoritetet kosovare se një gjë e tillë është e papranueshme për Serbinë dhe se "aksioni i Prishtinës mund të shkaktojë pasoja të rënda".
Sipas tij, pikat kufitare "as që kanë qenë temë e dialogut në Bruksel".