Ndërlidhjet

Turqia ndërpren marrëdhëniet me Izraelin


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia ka ngrirë tregtinë dhe marrëdhëniet e mbrojtjes me Izraelin, për shkak të mosmarrëveshjeve me shtetin hebre.

"Ne pezullojmë plotësisht marrëdhëniet tona të tregtisë, ushtrisë dhe të industrisë së mbrojtjes", citon agjencia Anatolia kryeministrin Erdogan.

Masa pason dëbimin e ambasadorit të Izraelit, për shkak të refuzimit të tij për t'i kërkuar falje Turqisë për bastisjen vdekjeprurëse në flotën turke, e cila ishte nisur në drejtim të Gazas.

Një raport i OKB-së ka konkluduar se Izraeli ka përdorur "forcë të tepërt" në sulm, porse "bllokada detare e Gazas ishte e ligjshme".

Turqia ka thënë se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në incidentin e 2010-ës humbën jetën nëntë aktivistë turq.
XS
SM
MD
LG