Ndërlidhjet

KE: Sllovakia ta miratoj “shpejtë” ndihmën për Greqinë


Komisioni Evropian i ka thënë sot Sllovakisë se ratifikimi “i shpejtë” i marrëveshjes së eruozënës nga data 21 korrik, për ndihmë financiare për Greqinë, është “në interes të vetë Sllovakisë”.

Por, kryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Riçark Sulik, i tha AFP-së se Bratisllava nuk do të votoj për marrëveshje para muajit dhjetor.

Zoti Sulik, që është kundërshtar këmbëngulës i dhënies së ndihmave financiare për anëtarët e eurozonës, ka vlerësuar se marrëveshja është “mjet për të prodhuar më tepër borxhe”.

Sllovakia, që euron ka filluar ta përdorë në vitin 2009, ishte i vetmi vend i eurozëns, që refuzoi të marrë pjesë në ndihmën emergjente financiare për Greqinë, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG