Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese gjermane nuk shprehet rreth Greqisë


Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë hodhi poshtë kërkesat për dhënien e mendimit lidhur me pjesëmarrjen e shtetit në paketat ndihmëse për Greqinë dhe për shtete të tjera të euro-zonës së trazuar.

Mirëpo, gjykata vendosi që qeveria gjermane të kërkojë aprovimin e komiteti për buxhet të parlamentit para dhënies së ndonjë ndihme në të ardhmen.

Parlamenti gjerman ka mbështetur pjesëmarrjen e Gjermanisë në paketën ndihmëse për Greqinë në maj të viti 2010 për ta shmagur situatën që ky shtet të mos paguajë borxhin e vet me kohë, sikurse dhënien e një ndihme prej 440 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet e euro-zonës që janë zhytur në borxhe.
XS
SM
MD
LG