Ndërlidhjet

OKB: Rezervat libiane të armëve kimike-të sigurta


Kreu i një mbikëqyrësi të Kombeve të Bashkuara tha se rezervat e mbetura të armëve kimike të Libisë besohet të jenë të sigurta- pavarësisht jostabilitetit të vendit që nga muaji shkurt.

Ahmet Uzumku, drejtori gjeneral i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, tha të mërkurën në Hagë, që inspektorët janë të gastshëm të kthehen në Libi për të mbikëqyrur shkatërrimet e furnizimeve me gaz të Muamer Gadafit kur të jenë krijuar kushtet për ta bërë këtë.

Uzumku tha se posedon informata, sipas të cilave, “rezervat e mbetura të armëve kimike janë siguruar”, por nuk dha më shumë detaje për këtë çështje.

Organizata i kishte vendosur inspektorët e saj në Libi në muajin shkurt për të verifikuar procesin e shkatërrimit, por ata ishin larguar kur patën nisur protestat kundër Gadafit.
XS
SM
MD
LG