Ndërlidhjet

Aeroplani Islamabad-Mançester kërcënohet me bombë


Një aeroplan i Pakistanit është detyruar të kryejë ulje emergjente sot në Stamboll, pasi ka marrë kërcënim me bombë.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia tha se autoritetet kanë evakuuar të 378 pasagjerët nga avioni Boeing 777, pas aterimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Ataturkut.

Aeroplani ka pranuar kërcënimin diku pranë kryeqytetit bullgar - Sofja - dhe menjëherë ka kontaktuar qendrën e kontrollit në Stamboll, për të kërkuar leje për ulje.

Ai po udhëtonte nga Islamabadi drejt Mançesterit të Anglisë.

Skuadrat e specializuara kanë nisur menjëherë kontrollimin e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG