Ndërlidhjet

Shkon në 23 numri i të vrarëve në Kueta


Njëzetetre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i ri i viktimave në Kueta të Pakistanit, e cila është tronditur sot nga dy shpërthime me bomba.

Sulmet kishin në shënjestër shtëpinë e një oficeri të lartë ushtarak.

Zëdhënësi i talebanëve pakistanezë, Ehsanullah Ehsan - përmes një telefonate nga një vend i fshehtë - tha se grupi ka kryer sulmin për t'u hakmarrë ndaj arrestimeve të fundit të tre të të dyshuarve të Al Kaidës.

Policia tha se oficeri në shënjestër, Faruk Shezad, është plagosur.
XS
SM
MD
LG