Ndërlidhjet

Fasel: Hokeji në akull ka pësuar “ditë të zezë”


Sporti i hokejit në akull ka pësuar “ditën më të zezë”, tha shefi i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit, Rene Fasel, pasi nga rrëzimi i aeroplanit me lojtarët e njërit nga ekipet më të mira të Rusisë, humbën jetën 43 hokejistë, trajnerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Zoti Fasel tha se kjo nuk ishte vetëm tragjedi për Rusinë, dhe ka përmendur se në mesin e atyre që humbën jetën kishte edhe shtetas të Bjellorusisë, Çekisë, Suedisë, Sllovakisë dhe Kanadasë.

Aeroplani i ekipit Lokomotiva Jarsoslavl, dje ishte nisur për një ndeshje në Minsk të Bjellorusisë, kur u rrëzua pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit në Jaroslavl.

Një lojtar dhe një anëtar i ekuipazhit e mbijetuan përplasjen e aeroplanit dhe që të dytë janë në gjendje kritike shëndetësore.
XS
SM
MD
LG