Ndërlidhjet

Kajro: Udhëheqësi ushtarak dëshmon në gjykimin e Mubarakut


Udhëheqësi i Këshillit ushtarak në Egjipt, Mohamed Tantavi, është ftuar që të dëshmoj në procesin kundër ish presidentit, Hosni Mubarak.

Marshali Tantavi dhe disa anëtarë të tjerë të Këshillit ushtarak udhëheqës në Egjipt, që janë ftuar të dëshmojnë, të gjithë ata ishin ndihnës të afërt të Mubarakut.

Ish presidenti Mubarak është i akuzuar për urdhër për të shtënë kundër protestuesve, gjatë kryengritjes, e cila çoi në përmbysjen e tij nga posti, në muajin shkurt të këtij viti.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Mohamed Tantavi dhe anëtarët e tjerë të Këshillit ushtarak, do të dëshmojnë në seancat me dyer të mbylluara.

Sipas një gjyqtari, seancat do të jenë të mbylluara, për “mbrojtjen e sigurisë kombëtare”.

Afro 850 protestues ishin vrarë gjatë kryengritjes 18 ditëshe në Kajro, në periudhën janar-shkurt të këtij viti.

Procesi gjyqësor kundër ish presidentit Hosni Mubarak, ka filluar më 3 gusht.
XS
SM
MD
LG