Ndërlidhjet

Maqedoni: Shënohet 20 vjetori i pavarësisë


Në Maqedoni sot me manifestime të ndryshme shënohet 20 vjetori i pavarësisë.

Pritet që mijëra njerëz të tubohen në Shkup, për festimin e këtij përvjetori.

Ky vend ballkanik, me dy milionë banorë, është e vetmja ish Republikë jugosllave, që e fitoi pavarësinë pa luftë.

Megjithatë, lufta shpërtheu në vitin 2001, kur shqiptarët kërkuan të drejta më të mëdha.

Ky konflikt i armatosur përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.

Prej se u bë shtet i pavarur, Maqedonia është e përfshirë në kontestin për emër me Greqinë, e cila thotë se emri “Maqedonia” implikon pretendime territoriale, ndaj një provicne me të njejtin emër në Greqi.

Duket se edhe marrëdhëniet me Bullgarinë janë të ndjeshme, pasi Sofja konsideron se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare.
XS
SM
MD
LG