Ndërlidhjet

Prishtinë: Hetime kundër pronares së kompanisë “Bardha Travel”


Prokuroria komunale në Prishtinë ka njoftuar se po zhvillohen hetime kundër të pandehurës, Tringa Sadriu – Lama, pronare e kompanisë “Bardha Travel” në Prishtinë, për dyshime se ka kryer vepër penale të mashtrimit.

Ka dyshime se Tringa Sadriu – Lama, gjatë periudhës maj – gusht 2011, e ka mashtruar një numër të madh qytetarësh, duke iu ofruar dhe premtuar pushime në bregdetin e Turqisë, me çmime shumë të volitshme, por ajo nuk i ka kryer obligimet e saj.

Rrjedhimisht, një numër i madh i qytetarëve të mashtruar, megjithqë kishin paguar, kanë mbetur pa i shfrytëzuar shërbimet e premtuara nga kjo agjenci.

Mëtutje, nëpërmjet një kumtese, Prokuroria e Prishtinës u bënë thirrje qytetarëve të dëmtuar që të paraqiten në Prokurori me provat materiale që i kanë për këtë rast.
XS
SM
MD
LG