Ndërlidhjet

Opozita siriane "e zhgënjyer" me Moskën


Liderët e opozitës siriane kanë shfaqur shpresën se Rusia do të luante "një rol më aktiv dhe më pozitiv" në zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Ata i kanë bërë këto komente në Moskë, gjatë takimit me të dërguarin rus për rajonin, Mikhail Margelov.

Rusia e ka kundërshtuar projekt-rezolutën e OKB-së, të mbështetur nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, e cila do të impononte embargo armësh dhe sanksione të tjera për Sirinë.

Në vend të kësaj, Moska i ka kërkuar presidentit sirian, Bashar al-Asad, të përmbahet nga dhuna, ndërsa ka bërë thirrje për dialog në mes të regjimit dhe opozitës.

Margelov pritet të takohet me këshilltarin e Asadit të hënën.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për 2,000 civilë të vrarë që nga shpërthimi i protestave anti-qeveritare në muajin mars.
XS
SM
MD
LG