Ndërlidhjet

Kosova dhe Maqedonia zotohen për forcim të bashkëpunimit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Në agjendë të bisedimeve mësohet të kenë qenë marrëdhëniet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët e saj, në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal, që është një ndër parakushtet kryesore për integrimin e plotë të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

Dy zyrtarët kanë theksuar edhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, në kuadër të procesit të integrimeve evropiane, si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG