Ndërlidhjet

Sulmohen bastionet e fundit të Gadafit


Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë nisur sulmet ndaj dy bastioneve të fundit besnike të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Forcat e Këshillit Kombëtar Tranzicional thuhet se kanë sulmuar të premten mbrëma Bani Validin- para afatit të fundit për dorëzim të cilën kjo forcë ua kishte caktuar ithtarëve të Gadafit.

Forcat e qeverisë së përkohshme thanë se kishin vendosur ta sulmojnë bastionin në fjalë pas sulmeve që luftëtarët e Gadafit u bënë lokacioneve të tyre përreth Bani Validit.

Raportohet të ketë pasur luftime edhe në afërsi të qytetit Sirte.

Në ndërkohë, nuk ka mundur ende të zbulohet vendndodhja e Gadafit, i cili besohet të jetë në Libi.
XS
SM
MD
LG