Ndërlidhjet

Liga Arabe kundër ndërhyrjes ndërkombëtare në Siri


Agjencia zyrtare e Sirisë SANA bëri të ditur se Liga Arabe kundërshton ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri.

Raporti i agjencisë në fjalë citon shefin e Ligës Arabe, Nabil al Arabi, ta këtë bërë këtë vërejtje gjatë bisedimeve me presidentin sirian, Bashar al Asad.

Al Arabi po qëndron në Siri për t’i bërë presion këtij vendi që të ndal shtypjen e dhunshme të protestave.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 200 njerëz-kryesisht civilë, janë vrarë në Siri që kur nisën protestat anti-qeveritare në muajin mars.
XS
SM
MD
LG