Ndërlidhjet

Obama: Jemi më të fuqishëm se para 11 Shtatorit


Presidenti amerikan, Barak Obama, përmes një video-mesazhi të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë në mbrëmjen e së shtunës, në prag të shënimit të dhjetë të përvjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit, tha se Shtetet e Bashkuara tani janë më të fuqishme se në kohën pas sulmeve terroriste dhe se Al Kaida- rrjeti terrorist përgjegjës për sulmet në fjalë, është “në rrugën e shkatërrimit”.

“Sot, Amerika është më e fuqishme dhe Al Kaida është në rrugën e shkatërrimit. Ne e kemi luftuar Al Kaidan si kurrë më parë. Përgjatë dy e më shumë viteve, më shumë liderë të lartë të Al Kaidas janë eliminuar se sa në kohën e 11 Shtatorit. Falë përpikërisë dhe kurajos së mrekullueshme të forcave tona, ne përfundimisht sollëm drejtësinë për Osama Bin Ladenin”, tha ai për të theksuar:

“Ata deshëm të na terrorizojnë, por si amerikanë ne refuzojmë të jetojmë në frikë. Po, ne përballemi me një armik të vendosur dhe, nëse nuk gabohem, ata do të tentojnë të na godasin sërish. Por, ashtu siç po dëshmojmë edhe këtë fundjavë, ne mbesim vigjilent. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbrojtur njerëzit tanë. Pa marrë parasysh se çfarë ndodhë, si një shtet që e merr vetën shpejt, ne do të vazhdojmë”.
XS
SM
MD
LG