Ndërlidhjet

Jahjaga: 11 Shtatori- kujtesë e përhershme për njerëzimin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se terrorizmi vazhdon të jetë rreziku më i madh dhe më serioz për njerëzimin dhe se askush nuk mund të injorojë ose të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi.

Përmes një deklarate të lëshuar me rastin e përvjetorit të dhjetë të 11 Shtatorit, Jahjaga theksoi përkushtimin e institucioneve kosovare për krijimin e një shoqërie, në të cilën “nuk do të ketë më asnjëherë vend për terrorizëm”, ndërsa shprehu solidarizimin me Shtetet e Bashkuara dhe familjarët e viktimave të ngjarjeve të vitit 2001.

“Në këtë dhjetëvjetor të dhimbshëm për gjithë qytetarët amerikanë, shprehim solidaritetin më të madh me familjarët e viktimave. Sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për gjithë njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë më kurrë”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratën e presidentes kosovare.
XS
SM
MD
LG