Ndërlidhjet

Një dëshmitar kyç s’paraqitet në gjykimin e Mubarakut


Kreu ushtarak i Egjiptit, Mohamed Husein Tantavi, nuk mori pjesë në gjykimin e Hosni Mubarakut, në të cilin ai pritet të dëshmonte për rolin e presidentit të dëbuar në vrasjen e demonstruesve, njoftoi televiizoni shtetëror i Egjiptit.

Raporti i këtij televizioni nuk shpjegon mungesën e Tantavit, por bën të ditur që gjykatësi e ka urdhëruar atë të paraqitet para gjyqit më 24 Shtator.

Tantavi pritej të dëshmonte prapa dyerve të mbyllura-në kundërshtim me kërkesën e shumë egjiptianëve të cilët kërkonin një gjykim transparent të Mubarakut.

Para se të emërohej në krye të Këshillit Ushtarak-pas dëbimit të Mubarakut në muajin shkurt, Tantavi kishte shërbyer për 20 vite me radhë si ministër i mbrojtjes në qeverinë e presidentit të dëbuar.

Dëshmia e Tantavit dhe ajo e zyrtarëve të tjerë të lartë vlerësohet të jetë kruciale në vendimin për fajësinë apo pafajësinë e Mubarakut.

Ky i fundit, ndërkaq, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG