Ndërlidhjet

Sulme të reja me bomba në Afganistan


Dhjetë civilë afganë janë vrarë në sulme të ndara me bomba, njoftuan autoritetet.

Shpërthimi i parë i një bombe ndodhi në mesditën e së shtunës kur një veturë goditi një bombë në qarkun e Barmalit në afërsi të kufirit me Pakistanit.

Sipas një deklarate të qeverisë lokale në krahinën e Paktikas, katër mashkuj dhe dy femra janë vrarë gjatë sulmit në fjalë.

Në një shpërthim të dytë, një veturë goditi bombën në veri të krahinës së Konduzit në mbrëmjen e së shtunës.

Zjë zëdhënës i policisë rajonale tha se si pasojë e këtij shpërthimi kanë vdekur katër njerëz-përfshirë dy fëmijë dhe një grua.
XS
SM
MD
LG