Ndërlidhjet

Japonia- gjashtë muaj pas termeteve dhe cunamive


Në Japoni po mbahen ceremoni përkujtimore për të vdekurit dhe tubime kundër energjisë bërthamore-gjashtë muaj pas termeteve dhe cunamive shkatërruese që ndodhën në këtë vend.

Termeti i shkallës 9.0 dhe cunamit pasues patën dëmtuar më 11 mars disa pjesë në veri-lindje të Japonisë, ndërsa patën shkaktuar krizën më të rëndë bërthamore në botë që prej katastrofës së Çernobilit më 1986.

Diku 20 mijë njerëz u vranë ose kanë mbetur të zhdukur, ndërsa vazdhojnë shqetësimet mbi kontamimin radioaktiv për shkak të shkrirjes së uzinës bërthamore në Fukushima Daiçi.

Qeveria e Japonisë, e cila u kritikua për shkak të reagimit ndaj katastrofës, pësoi një disfatë tjetër kur ministri i tregtisë, Joshio Haqiro, dha dorëheqje për shkak se e kishte quajtur “qytet të vdekjes” tokën përreth uzinës bërthamore.
XS
SM
MD
LG