Ndërlidhjet

Rusi: Ka arritur për vizitë kryeministri britanik Kamerun


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka arritur në Moskë, në fillim të vizitës së parë nga një kryeministër i Britanisë, në pesë vitet e fundit.

Kjo vizitë ka për qëllim ripërtritjen e lidhjeve politike dhe ekonomike, ndërmjet Rusisë dhe Britanisë, që ishin dëmtuar pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksander Litvinenko, në Londër në vitin 2006.

Zoti Kamerun, që në Moskë ka arritur me ministrin e jashtëm, Uiliem Hejg, dhe me biznesmenë të lartë, peritet të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe me kryeministrin, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG