Ndërlidhjet

Memoriali 9/11 hapet për publikun


Memoriali përkujtimor për viktimat e 11 Shtatorit është hapur për publikun njujorkez, një ditë pas 10-vjetorit të sulmeve.

Rreth 3,000 njerëz kanë humbur jetën kur katër aeroplanët e rrëmbyer u përplasen në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensilvani, në vitin 2001.

Memoriali përmban dy pishina të mëdha si "gjurmë" të Kullave Binjake, ndërsa përreth tyre janë të gdhendur emrat e viktimave në pllaka bronzi.

Në 10-vjetorin e sulmeve, presidenti Barak Obama tha se amerikanët duhet t'i nderojnë ata që kanë vdekur, por të shohin me shpresë përpara.
XS
SM
MD
LG