Ndërlidhjet

Hoxhaj merr mbështetje për njohje të reja


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e parë të vizitës në Egjipt, ka marrë premtime nga liderët politikë dhe shpirtërorë se Kajro shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka marrë mbështetje nga përfaqësues të lartë të Organizatës së Ligës Arabe, ku nga 22 shtete anëtare, vetëm 10 kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.

"Në takim me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al Arabi, ministri Hoxhaj është siguruar se 12 shtetet anëtare të kësaj organizate, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë brenda një kohe shumë të shkurtër", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme kosovare.
XS
SM
MD
LG