Ndërlidhjet

Siri, protesta edhe kundër Rusisë


Protestuesit anti-qeveritarë në Siri kanë postuar një mesazh në Facebook, i cili bën thirrje për protesta kundër Rusisë të martën.

"Ne shprehim zemërimin tonë ndaj Rusisë dhe Qeverisë ruse", thuhet në mesazhin e postuar në faqen "Revolucioni i Sirisë 2011", e cila përdoret për organizimin e protestave kundër presidentit Bashar al-Asad.

Thirrja vjen pak orë pasi Rusia ka hedhur poshtë thirrjet e Perëndimit për presion më të madh ndaj regjimit sirian, duke thënë se sanksionet amerikane dhe evropiane janë të mjaftueshme.

Moska dhe Pekini kanë kundërshtuar edhe projekt-rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila do të impononte embargo armësh dhe sanksione të tjera për Sirinë.
XS
SM
MD
LG