Ndërlidhjet

Djali i Gadafit arrin në Niger


Departamenti amerikan i Shtetit tha se Nigeri planifikon të mbajë nën arrest njërin nga djemtë e Muamer Gadafit.

Zëdhënësja Viktoria Nuland tha se al-Sadi Gadafi do të dëgohet në kryeqytetin Naimej.

“Kemi konfirmuar me Qeverinë e Nigerit se Sadi Gadafi ka kaluar kufirin. Tashmë ata osë janë në proces, ose e kanë dërguar atë në Naimej, ku edhe do ta mbajnë nën arrest”, tha Nuland.

Al-Sadi mësohet të ketë hyrë në Niger gjatë fundjavës, duke ndjekur disa figura të regjimit libian.

Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Nigerit të ndalojë individët që mund të jenë subjekt i ndjekjes penale në Libi, si dhe t’iu konfiskojë armët apo pronën e dyshuar shtetërore.
XS
SM
MD
LG